Dec 12, 2014

Për një Ç që ti s'e vë

Control Panel / Clock Language and Region / Change Keyboards or other input methods / Change Keyboards / General / Add / Albanian / Keyboard / Albanian / Ok / Ok

Dhe kështu zgjidhet tastiera shqipe për ta shkruar Shqipen tonë lirisht.
Tani kliko z për y dhe y për z, gjen ë ku është ; ç ku është [

Për të shkruar ; dhe [ mjafton Shift Alt dhe shkon tastiera mbrapsht në Anglisht (EN) dhe më pas prapë Shift Alt për të shkruar Shqip SQ. Shikoni djathtas poshtë në kompjutër SQ apo EN për të parë cila tastierë është aktivizuar

Dikur shkruanim me w, dhe pastaj me Replace, i kthenim w në ë, në një mënyrë të tillë që thonim edhe ëlcome se harronim që kishte dhe fjalë anglisht në tekst. Disa akoma preferojnë Alt 135 dhe opcione të tilla, por jua garantoj nuk ka gjë më të lehtë se të mësosh të shkruash Shqip në tastierë shqipe. Është shumë e lehtë!!! 

Nuk ka pse të shkruani keq, dhe pastaj në tekstet zyrtare të ndryshoni tekstin më vonë, disa herë. Nuk ka pse të bastardoni shqipen e bukur, që dhe unë që flas më mirë Anglisht se Shqip, dua ta nderoj siç është për t'u nderuar. Kemi dy shkronja të bukura që të tjerët nuk i kanë. Vetëm dy! Kaq e vështirë është t'i përdorim siç duhet? 

Kam punuar më së shumti me të huaj, dhe kam studiuar në universitete të huaja, dhe më së shumti jashtë, prandaj dhe duke qenë se mbiemri im ka një prej këtyre shkronjave që të huajt nuk i njohin, ma kanë shqiptuar shumë shpesh, pothuajse gjitmonë, mbiemrin Sanko! Nuk jam Sanko bre, jam Sanço! 

Është vërtetë një mbiemër i veçantë. Me sa duket mbiemri i familjes sime ka qenë ndryshe por gjatë regjistrimit të popullsisë për nder të stërgjyshit tim topolak dhe për nder të leximit të Migel Servantesit, gjysmës së fshatit iu ndërrua mbiemri në Sanço. Të paktën, kështu thoshte gjyshi im shakator. Mbiemri im ka histori, më lidh me familjen, dhe ndoshta me ata jo familjarë, por ish bashkë-fshatarë që të bëheshim Shqiptaro-Spanjollë për shkak të një shakaje që ka zgjatur afër një shekulli. Dhe meqë ra fjala për shaka, nuk kam qarë më se më quanin shokë e shoqe Sanço Panço, që në klasë të tretë, dhe sidoqoftë është më mirë se Jona Makarona.

Mbiemri im ëshët pjesë e identitetit tim dhe më raftë pika (pavarësisht se dhe sot e kësaj dite nuk e kam idenë çfarë është pika) po e ndryshova ndonjëherë. 

E prapë luftoj gjithmonë që ta shoh të shkruar saktë në dokumente apo e-maile zyrtare pasi kur të ngatërrohet mbiemri, përveç problemeve me dokumentet që mund të dalin, përveç shqiptimit të gabuar nga njerëzit që i lexojnë, lind dhe një fiksim psikologjik që kam me identitetin tim. 

Nuk i di arsyet se pse kjo shkronjë kaq e bukur duhet të tredhet dhe të kthehet në një shkronjë tjetër. Nëse shkronja ç do të lëvizte në kufi mes shtetesh, do të kishte gjithmonë probleme me ngatërrimin e identitetit, dhe nëse shkronja c do të ishte person në kërkim, shkronja ç do ta hante kot ma si koti.

Ndoshta është një fiksim i ekzagjeruar, por dreqi e marrtë nuk është kaq e vështirë ta shkruajmë shqipen siç është për t'u shkruar. E vërtetë që nuk i bindim dot të huajt të na i shkruajnë emrat siç duhet, po të paktën mes Shqiptarëve, mos t'i humbasim këto dy shkronja të lezetshme që na karakterizojnë gjuhën, dhe e bëjnë ndryshe nga rajoni. Këto shkronja janë shkronja të Shqipes:

Lumja ti, moj korç'o lule, 
Q'i le pas shoqet' e tua! 
Si trimi në ball'u sule,
Ta paçim përjetë hua! 

Kushdo që është sot burrë 
Dhe shqipëtar i vërtetë,
Emëri s'i shuhet kurrë 
Dhe nderi i rron përjetë.

Gjuha jonë sa e mirë! 
Sa e ëmbël, sa e gjerë! 
Sa e lehtë, sa e lirë! 
Sa e bukur, sa e vlerë! 

Nov 22, 2014

Ladies Night In


Në club, apo në shtëpi?

Ndihmoni vajzat me një like dhe share në Facebook, duke shkuar në këtë post:

https://www.facebook.com/albtelecom.al/photos/a.395841670455545.91131.379084925464553/869071683132539/?type=1&theater


Nov 14, 2014

The margins dance



I flip my book to make stick figures dance,
The untold stories from its margins jump,
The frame neglects these tales in one first glance,
But rumpled wretched across the pages romp!
The weak and the meek shoved in slums arise
To put on a show in centuries not seen,
For though the book is filled with ample lies,
The margins march to stage a brand new scene!
Beaten up, starved, how much can one endure,
When the three monkeys numb their senses shut,
For the riches opulence and allure,
Leave the destitute souls in margins rot?
Book torn, worn, but margins are not faded,

They stage a dance against a world jaded.

Bëhu Hero Për Fëmijët